75 Mall Live Search
12:46 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Blick shkruan për Aurorën, kosovarja që jeton në Zvicër e që do të bëhet Ariana Grande e dytë

Aurora Zeka (15) vjeçarja e cila është pjesë e kompanisë muzikore ‘On Record’ ka startuar mirë në muzikë.

Vajza ka mijëra ndjekës në Instagram dhe është mjaft e dashur nga fansat e saj.

E për të së fundi ka shkruar edhe e njohura ‘Blick’. Në artikullin për Aurorën thuhet se ajo ka lidhur një kontratë 10 vjeçare me On Record në Kosovë dhe se si fëmijë dëshironte të bëhej këngëtare.

“Tani unë po jetoj ëndrrën time”, ka thënë Aurora.

Vajza e cila me origjinë është nga Kosova, por jeton ën Zvicër ka treguar se ka qëllime të mëdha në karrierën muzikore , e që synon të njihet edhe ndërkombëtarisht.

Kënga e saj ‘Po du’ ka shënuar mbi 300 mijë klikime në Youtube dhe në Instagram ndiqet nga 61 mijë ndjekës.

“Unë dua të jem Ariana Grandë e dytë. Ëndërr të bëjë një turne botëror”, ka shtuar Aurora, transmeton Indeksonline.

Por pavarësisht muzikës të cilës i është përkushtuar, vajza e cila tani po ndjek klasën e nëntë thotë se dëshiron t’i vazhdoj studimet për Drejtësi, në Hardward.

“Jam e interesuar për ligjin në Boston, është një nga më të mirët në botë. Unë mendoj se mund ta bëjë këtë. Vetëm duhet pasur vullnet. Shpresoj që të arrij qëllimet e mija”, ka thënë ajo.

Akti balancues midis arsimit dhe karrierës muzikore e përmbush Aurorën.

Blick madje theksoi se ajo po ndjek mësimet në Neunkirsh dhe se në fundjavë fluturon për në Prishtinë për të xhiruar këngë të reja.

“Është sikur të kesh dy jetë. Deri më tani, unë jam duke ia dalë mirë kombinimit në mes shkollës dhe muzikës”, ka shtuar ajo.

Por pas klasës së 9-të, Aurora ka vendosur që të jetojë me familjen në Prishtinë, që të ndjekë Shkollën e Lartë të Muzikës në ASK.

“Në Zvicër ndihem si në shtëpi. Në Prishtinë një shkollë e re më pret, njerëz të rinj dhe një vend i ri. Kjo më frikëson pak. Gjithçka do të jetë ndryshe aty. Por jam e lumtur dhe ky është një startim befasues”, ka thënë Aurora.

Blick ka realizuar edhe një bisedë të shkurtër me nënën e Aurorës, Iliren (35)vjeçare, ec ila tha se është krenare për vajzën.

“Sigurisht se kisha rezervat dhe pyesja veten nëse ishte vendimi i duhur. Më në fund nënshkrova me kusht që Aurora të mos neglizhojë shkollën. Është e rëndësishme për mua që Aurora, pavarësisht se është e suksesshme, t’ia arrijë vetë. E mbështes plotësisht dhe jam shumë krenare për vajzën time”, shtoi ajo./Indeksonline/