Blihen tre komba për transportin e të burgosurve, vlera e tyre 82 mijë euro
Njësiti për përcjelljen dhe transportimin e të burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës është furnizuar me tre kombi bus.
Këta kombi janë blerë për njësitin për të transportuar të burgosurit, Qendra Korrektuese në Lipjan, transmeton Indeksonline.
Vlera e këtyre tre automjeteve kombi për transportin e të burgosurve i ka kushtuar SHKK-së 82 mijë e 128 euro.

Kompania e cila e ka fituar tenderin është “Mercom Company” Sh.P.K, Prishtinë, transmeton Indeksonline.
Sipas dosjes së tenderit, ky operator ekonomik ka ofruar çmimin me të ulët, ndërsa kompania tjetër “Delfini Auto”, që është eliminuar ka ofruar çmim prej 93, 570 mijë euro.
Po ashtu, janë specifikuar edhe disa gjëra teknike të detyrueshëm për operatorin. Jo më pak se 9 ulëse, jo më pak se katër dyer, jo më i vjetër se 2019, i pashfrytëzuar, i mbylltë, janë disa prej specifikimeve teknike.
Në tender është bërë e ditur se operatori ekonomik që është shpërblyer me kontratë duhet të ofroj servisim të rregullt në afat prej 36 muajve kalendarik.
Gjithashtu kompania fituese është e obliguar të na ofroj planin e servisimit te automjete sipas manualit te prodhuesit./Indeksonline/
