75 Mall Live Search
15:39 / E Premte, 21 Maj 2021 / B O

Blinda, mortaja dhe snajperë – pamje nga stërvitja gjigante në Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, deklaroi se Shqipëria i ka ofruar të gjitha lehtësirat rrugore dhe aeroportuale për forcat e aleate për stërvitjen masive “Defender Europe 21”.

Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Peleshi shprehet se Forcat e Armatosura të Shqipërisë po testojnë aftësitë e tyre për t’u zhvendosur në nivel grup-batalioni, larg venddislokimit të përhershëm.

Statusi:

Zhvillimi i një stërvitjeje kaq masive si “Defender Europe 21” kërkon edhe aftësi të mëdha logjistike. Shqipëria ka ofruar të gjitha lehtësira rrugore dhe aeroportuale për forcat aleate, ndërkohë që Forcat e Armatosura të Shqipërisë po testojnë aftësitë e tyre për t’u zhvendosur në nivel grup-batalioni, larg venddislokimit të përhershëm.