17:24 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Blindohet Elbasani, forcat RENEA shoqërojnë autobusin e serbëve (Foto)

Ditën e nesërme do të luhet ndeshja Skënderbeu-Partizani i Beogradit. Për arsye të situatave të tensionuar që shkaktohen në përballjet me skuadrat serbe, policia ka blinduar qytetin e Elbasanit.

Edhe pse ndeshja do të luhet pa praninë e tifozerisë serbe, sërish rreziku për incidente mbetet. Dhe gjatë ditës së sotme kur ekipi i Partizanit të Beogradit ka shkuar për të kryer stërvitjen është shoqëruar nga forcat RENEA.

Ndeshja do të luhet nesër në orën 21:05 në stadiumin “Elbasan Arena”, dhe është e vlefshme për për javën e 3-të të fazës së grupeve në Europa League.