75 Mall Live Search
18:43 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / MSH

Blindohet Kuvendi i Shqipërisë

Dera e hyrjes për në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë është blinduar sot.

Pranë saj janë parë edhe rojet e sigurimit, të cilët nuk mund ta hapnin dot.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka bërë të ditur gjendjen duke e përshkruar si pushtet të drogës dhe krimit.

“Blinde, blinde, blinde!! Po dridhet pushteti i droges dhe krimit!” ka shkruar Berisha në facebook.

Ky i fundit ka ditë që po bën apel për të protestuar sot në rrugët e Shqipërisë.

Ai po proteston nën petkun e Partisë Demokratike, bashkë me moton “Shqipëria në rrezik”.