“Blindohet” Tirana, siguri për vizitën e Kurtit

Rrugët kryesore që çojnë në kryeministrinë e Shqipërisë janë bllokuar mëngjesin e sotëm. Kjo për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Forca të policisë shqiptare u përkujdesen për sigurinë e shefit të Qeverisë kosovare.

Indeksonline ju sjelë disa fotografi të pritjes nga kryeministri, Edi Rama për homologun e tij nga Kosova.



Ndryshe, kjo është agjenda e kryeministrit Kurti:
– Kryeministri Albin Kurti takim me kryeministrin, Edi Rama.
VENDI: Pallati i Brigadave
KOHA: 09:00
10:10- Konferencë e përbashkët shtypi e kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama.

– Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
VENDI: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
KOHA: 10:45
– Kryeministri Albin Kurti takim me presidenti, Ilir Meta.
VENDI: Presidenca e Republikës së Shqipërisë
KOHA: 11:20
– Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ceremonia e dhënies së “Çelësit të Tiranës” kryeministrit Kurti.
VENDI: Bashkia e Tiranës
KOHA: 11:55
– Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
VENDI: Selia e PD-së
KOHA: 12:20.