75 Mall Live Search
21:41 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Blini libra vetëm 1 euro, në mënyrë që Florimi të paguajë qiranë e shtëpizës ku i mban ato

Jo çdo njeri lind me fat. Shumë prej njerëzve në këtë botë duhet punuar shumë për të arritur atë që duan dhe që kanë nevojë. Kësisoj shumë prej qytetarëve të Kosovës janë pa punë, e disa të tjerë punojnë shumë për të fituar pak.

Është pikërisht Florim Beqiri, një banorë i Kosovës i cili bën një punë fantastike, shet libra pra për të ngritur dijen e njeriut, për të ushqyer sa më shumë shpirtin e lejueshmërisë.

Florimi detyrohet që shtëpizën që ka në shesh, ku mban librat ta paguajë. Ai në drejtim të autoriteteve jep 320 euro, në emër të qirasë mujore, transmeton Indeksonline.

Kësisoj ai ka vendosur që prej nesër librave t’u vendos një çmim, prej 1 euro. Ai ka nevojë të shesh 220 libra për të arritur shumën e kërkuar, për të cilën punë ka kërkuar edhe ndihmë.

Postimi i plotë:

Lajmërim

Qytetar të nderuar ,ju të gjithë që e doni librin.

Autoritetet na kanë detyruar të paguajmë

320 € në emër të qiras mujore për shfrytëzimin e shtëpizave të librit.

Afati i fundit është nesër në të kundërtën më mirret shtëpiza e librit(vendi im i vetëm që gjenerojë të ardhura për familje)

Unë kam ofruar një zbritje të librit me çmim vetëm 1 €uro.

Kam nevojë të shes edhe 220 libra për të arritur shumën e kërkuar.

Ju bëjë thirrje që nesër mundësisht të bleni nga një libër edhe nese nuk e keni planifikuar.

-Ju lutem shpërndajeni!