Blinken akuzon Rusinë për krime lufte në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se është dakord me presidentin Joe Biden se në Ukrainë janë kryer krime lufte.
Ai shton se ekspertët amerikanë janë në proces të dokumentimit dhe vlerësimit të krimeve të mundshme të luftës në vend.
Blinken thotë se e ka të vështirë të konkludojë se rusët po bëjnë diçka tjetër, pas shkatërrimit të Ukrainës në javët e fundit.
Blinken shton se ai nuk ka parë ndonjë përpjekje domethënëse nga Rusia, që përmes diplomacisë, ta sjellë luftën në një përfundim.