75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 08 Mars 2022 / AR

Blinken: Evropa të heqë dorë nga varësia prej energjisë ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë thirrje që vendet evropiane të ndalojnë së mbështeturi te energjia ruse, në mënyrë që të sigurohet që furnizimi të jetë “gjerësisht i disponueshëm”.

Duke folur në një konferencë shtypi, Blinken tha se ekziston “një mundësi e rëndësishme, jo vetëm por e domosdoshme në këtë moment për të hequr përfundimisht, për shumë vende në Evropë, varësinë nga energjia ruse. Sepse Rusia e përdor atë si armë”.

Në një publikim të bërë në CNN theksohet se Hungaria ka 25% nga energjia ruse, duke u pasur më pas nga Slovakia me 22%, Moldova me 17%, Austria 15%, Gjermania me 14%, Bulgaria 12% e shtetet e tjera./Indeksonline/