75 Mall Live Search
17:13 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / MSH

Blinken flet për skenarët e Moskës: Rusia po bën provokime në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se bombardimet në Ukrainën lindore gjatë 48 orëve të fundit janë pjesë e përpjekjeve ruse për të krijuar “provokime të rreme”, të cilat kanë si qëllim të justifikojnë agresionin e mëtejshëm, shkruan BBC-.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan ajo që po ndodh është pjesë e skenarit rus. “Ajo që ka ndodhur në 24-48 orët e fundit është pjesë e një skenari për të krijuar provokimeve të rreme, për t’iu përgjigjur më pas atyre provokimeve dhe më pas kryerja e një agresioni të ri kundër Ukrainës,” tha Blinken në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ndërkaq, ushtria e Ukrainës dhe rebelët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit dhe shënjestrimin e civilëve.

Duke folur më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ngjarjet në Donbas ishin shumë shqetësuese, duke paralajmëruar se situata atje dukej shumë e rrezikshme.