75 Mall Live Search
19:00 / E Premte, 26 Maj 2023 / MSH

Blinken: I bëjmë thirrje Kurtit t’i ndalojë këto masa të dhunshme

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar pas tensioneve të sotme në veri të vendit.

Pas ambasadorit Hovenier, edhe Blinken i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndalojë këto masa.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE” ka shkruar Blinken në Twitter.