75 Mall Live Search
23:13 / E Diele, 24 Prill 2022 / AR

Blinken mbërrin në Kiev, takon Zelenskyn

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Kiev dhe është takuar me presidentin Volodymyr Zelensky.

Kjo u bë e ditur nga një këshilltar i presidentit ukrainas.

Vizita e Blinken në Kiev vjen pas refuzimit nga pala ruse për një armëpushim ditën e Pashkës. Kujtojmë që gjatë të dielës forcat ruse bombarduan Odesën ku shkaktuan 8 viktima si dhe Luhanskun duke vrarë disa të tjerë.