75 Mall Live Search
18:30 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / LB

Blinken njofton sanksione të reja nga SHBA-ja

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se SHBA-ja do të vendosë sanksione të reja.

Ai tha se do të vendosen ndalesa për marrje vizash drejt SHBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione dhe ndalesa vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë,” shkroi Blinken në një postim në Facebook.