12:11 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / mp

Blinken përsërit qëndrimin e ShBA-së se Gaza nuk mund të ripushtohet nga Izraeli

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përsëritur qëndrimin e ShBA-së se Gaza nuk mund të ripushtohet nga Izraeli.

Ai gjithashtu tha se Gaza nuk mund të vazhdojë të përdoret si një platformë për të nisur sulme terroriste, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk mund të ketë një ri-pushtim të Gazës nga Izraeli. Ashtu si Gaza nuk mund të vazhdojë të përdoret si një platformë për të nisur sulme terroriste”, është shprehur ai.