75 Mall Live Search
15:35 / E Martë, 06 Shkurt 2024 / LB

Blinken pritet ta vizitojë Shqipërinë

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, pritet ta vizitojë Tiranën më 16 shkurt.

Siç ka raportuar Top Channel, thuhet se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane.

Ende nuk dihet qëllimi i kësaj vizite, por raportohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA-së dhe në NATO.

Është hera e katërt që një sekretar amerikan viziton Shqipërinë.