10:05 / E Martë, 10 Tetor 2023 / S Z

Blinken: ShBA-ja mbështet mbrojtjen e Izraelit kundër “sulmit terrorist të Hamasit”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur me Ministrin e Jashtëm izraelit, Eli Cohen të hënën për të diskutuar mbështetjen për Izraelin pasi ky vend “mbron veten kundër sulmit terrorist të Hamasit”.

Blinken i shprehu ngushëllimet ministrit të Jashtëm dhe ripohoi përpjekjet e ShBA-së për të siguruar lirimin e pengjeve të kapur nga militantët e Hamasit, raporton CNN, trasnmeton KlanKosova.tv.

Pengët përfshijnë izraelitë dhe shtetas të huaj, përfshirë brazilianë dhe meksikanë. Të hënën, presidenti Joe Biden tha në një deklaratë se kishte “të ngjarë” që shtetasit amerikanë mund të jenë në mesin e atyre që mbahen rob.

Blinken foli gjithashtu me Ministren e Jashtme franceze, Catherine Colonna dhe përshëndeti përpjekjet franceze dhe evropiane “drejt qëllimit tonë të përbashkët për t’i dhënë fund dhunës së Hamasit”.