75 Mall Live Search
20:06 / E Hënë, 07 Mars 2022 / LB

Blinken: SHBA vlerëson angazhimin e Izraelit për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha ministrit të Jashtëm izraelit Jair Lapid në një takim në Letoni se amerikanët vlerësojnë shumë angazhimin (izraelit) në një përpjekje për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë, raportojnë mediat izraelite.

Ai këtë deklaratë e bëri pas vizitës së fundit të kryeministrit të Izraelit Naftali Bennett në Moskë, ku bisedoi me presidentin Vladimir Putin.

“Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet që mund të bëjë ndonjë nga partnerët tanë të ngushtë dhe aleatët për të parë nëse ka mundësi për t’i dhënë fund luftës,” tha Blinken, duke shprehur dëshirën për të mësuar më shumë rreth përpjekjeve të Izraelit.