14:09 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / LB

Blinken takohet me presidentin palestinez

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në takimin që zhvilloi me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, nuk bëri thirrje për një armëpushim, edhe pse kreu i Palestinës e kërkoi këtë.

Por, Blinken ripohoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ofruar ndihmë humanitare në Gaza, dhe gjithashtu tha se shërbimet thelbësore rifillojnë në rripin e rrethuar.

Ai poashtu deklaroi se palestinezët nuk duhet të zhvendosen me forcë dhe se Uashingtoni ishte i përkushtuar të punonte drejt realizimit të aspiratave për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, raporton Al Jazeera.