Blinken: Tërheqja e trupave nga Afganistani ishte i domosdoshëm, përndryshe do të kishte luftë

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken e ka quajtur të domosdoshëm tërheqjen e trupave nga Afganistani.
Ai ka thënë nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë do të kishte përsëri luftë me dhjetëra mijëra taleban.
“Ajo status quo nuk ishte e qëndrueshme. Duam apo nuk donim, kishte një marrëveshje që forcat të dilnin më 1 maj. Po të mos e kishim filluar atë proces … atëherë do të kishim qenë përsëri në luftë me talebanët … dhjetëra mijëra trupa”, ka thënë Blinken për mediat amerikane.
Blinken tha se Uashingtoni kishte investuar miliarda dollarë mbi katër administrata amerikane në forcat qeveritare afgane, duke u dhënë atyre përparësi ndaj talebanëve, por ata nuk kanë arritur të mposhtin përparimin e talebanëve. /IndeksOnline/
Secretary of State Blinken on Afghanistan: "That status quo was not sustainable. Like it or not, there was an agreement that forces would come out on May 1. Had we not begun that process… then we would have been back at war with the Taliban… with tens of thousands of troops" pic.twitter.com/HZx8vwTYhA
— Aaron Rupar (@atrupar) August 15, 2021