16:20 / E Premte, 03 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Blinken: Zgjidhja me dy shtete duhet të jetë qëllimi i luftës Izrael-Hamas

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken argumenton se qëllimi i luftës nuk mund të jetë vetëm mposhtja e Hamasit, por edhe krijimi i një të ardhmeje më të ndritshme që përfshin një zgjidhje me dy shtete.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me trajtimin e Hamasit në aspektin e mposhtjes së tij fizikisht. Ka të bëjë me sigurimin që nuk mund të përsërisë atë që bëri më 7 tetor, por ka të bëjë gjithashtu me mposhtjen e një ideje – një ide të çoroditur… që ne duhet ta luftojmë me një ide më të mirë…”, thotë Blinken, raporton “The Times of Izrael”.

Ai thotë se vizioni i dy shteteve mund t’u “ju japë njerëzve diçka për të shpresuar” dhe se “ka një koalicion të gjerë dhe të fortë në të gjithë rajonin” që e mbështet atë.