75 Mall Live Search
08:23 / E Martë, 14 Maj 2024 / AR

Blinkeni mbërrin në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Kiev për të riafirmuar mbështetjen amerikane për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

Kjo vizitë e Blinkenit në Ukrainë ka qenë e paparalajmëruar, njofton Sky News.

“Misioni i sekretarit këtu është në të vërtetë të flasë se si ndihma jonë shtesë do të ekzekutohet për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së tyre dhe për t’i mundësuar ata të marrin përsëri iniciativën gjithnjë e më shumë në fushën e betejës”, tha një zyrtar amerikan.