Blinkeni nënvizon zgjidhjen me dy shtete me garanci sigurie për Izraelin

“Ne patëm mundësinë sot të diskutonim për Gazën pas konfliktit dhe çfarë do të ishte e nevojshme për një paqe të qëndrueshme. Kjo do të përfshinte një shtet për palestinezët dhe garanci sigurie për izraelitët”, tha sekretari amerikan i shtetit nga Kajro, raporton Aljazeera.
“Në këtë moment, duke pasur parasysh ngjarjet e tmerrshme të 7 tetorit, duke pasur parasysh vuajtjet e palestinezëve gjatë muajve të fundit – zgjedhja është e qartë. Ekziston një rrugë përpara ku Izraeli është plotësisht i integruar në rajon dhe ka një shtet të pavarur palestinez”.
“Ajo rrugë është edhe e qartë edhe e mundshme. Alternativa është një rrugë që të çon në cikle të pafundme dhune”, deklaroi Blinken.
Amerikani tutje shtoi se ka “një mënyrë më të mirë për t’u përballur me kërcënimin e vazhdueshëm të paraqitur nga Hamasi” sesa planet e Izraelit për një operacion të madh ushtarak në Rafah.
Sipas tij, “boshllëqet po ngushtohen” në bisedimet e vazhdueshme të armëpushimit në Katar, ku kreu i agjencisë së spiunazhit të Izraelit do të takohet të premten me homologët e tij amerikanë dhe egjiptianë.