75 Mall Live Search
21:25 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / Z S

Bllaca kërkonte 500 euro në muaj për të siguruar dëshmitarë për rastin “Nish Express”

Zbulime të reja për përfshirjen e Nazim Bllacës në raste hetimore janë publikuar në episodin e tretë të emisionit “Debat Plus”.

Dokumente dhe komunikime të siguruara nga Dukagjini tregojnë se Bllaca ka kërkuar pagesa mujore për të ndihmuar në zbardhjen e rastit “Nish Express”, ngjarje kjo që lidhet me vitin 2001.

Bllaca i është drejtuar një personi me mbiemrin Gjinoviq, që duke se nuk është punëtor i EULEX-it duke i kërkuar 500 euro në muaj, në këmbim të bashkëpunimit dhe sigurimit të dëshmitarëve.

Ai paralajmëron se pa pagesë nuk do të vazhdojë më asnjë bashkëpunim:

Në një nga komunikimet e datës 6 maj 2015, Bllaca thotë: “Ju lutem ju  nëse  jeni  të interesuar  të  bashkëpunoni  me  mua  Ju  duhet  ti  kryeni  detyrat  ndaj  meje  nè  aspektin   financiar. Ne  ju  kemi  treguar  se  nese  ju  bëni  pagesat  mujore  ne  do  tè  ju  ndihmojm  nese  ju  nuk  keni  interes  të  më  jepni  pagesen  mujore  edhe  pèr  3.4  muaj  ne  nuk kemi  nevoj  të  punojmë  në  rastin e  Nis Expressit  pa  ndonje  stimulim financiar  mujor . Une  ju  kam  treguar  që  ju  me  6 prill 2015  ma  keni pèrcjell  pagesen  e  parë  ndërsa  sot  èshtè  6  maj 2015  dhe  ju  nuk  keni  percjell  pagesen  mujore  tek  Besniku. Ju  falenderojm shumè  tè  mè  njoftoni  nese  me  07.05.2015  se  a  do  ta  përcjellin  pagesën  apo  jo”.

Nga ana tjetër, personi i kontaktuar, që përgjigjet nga një email me emrin Kujtim Shehu, e quan bashkëpunimin si proces, por edhe i thotë Bllacës se nëse s’është i durueshëm, do të vijë ta “rrahë”.

“Mirë e dita zotëri Bllacë,  Une jam  tè interesuar  tè  bashkëpunoni  me  ty  Ti duhesh  të jetë i durueshëm , se ti  e din se unë dua të ndihmojë , por kjo është një procedurë që duhet të kryhet Unë shpresoj se çdo gjë do të jetë mirë .  Nëse ti  je të padurueshëm unë do të vij atje  për të rrahur”.

Komunikimi mes Bllacës dhe Gjinovicit vazhdon, pikërisht për cështje të pagesave.

Në komunikimin e radhës, Bllaca, derisa kërkon pagesën tregon që ka qenë edhe iniciator i hapjes së rastit Nish Express.

“Z.Gjinovic  Unë   procesin  e  Nis Expressit  e  kam  filluar  nga  dhjetori  i  vitit  2014   dhe  ju  kam  tregu   juve  se  nëse  ju  më  ndihmoni  finciarisht  për  çdo muaj  ka  500   Unë  do  të  ju  ndihmoj . Ju  z.Gjinovic  ju  keni pasur  kohë  për  proceduar  prej  6 prillit  2015   keni  pas  mundesi  ti  rregulloni  proceduarat. Unë  po  të  tregoj  që  pa  pages  mujore  prej  500  euro   nuk  jam  i  gashëm  të  ju ndihmoj  në  rastin  e  Nis Expressit. Nëse  ju  mundeni  pa  mua  me    vazhdu    rastin e  Nis  Expressit  vazhdoni. E di  që  e  keni   vështir  me  vazhdu   rastin e  Nis  Expressit  pa  pjesmarrjen  e  Bllaces sepse  unè  kam qen  iniciatori  i  hapjes  sè  kètij rasti”.

Qaratazi në po të njëjtin komunikim shihet, se Nazim Bllaca nuk do të komunikoj më me askë nëse s’i kryhen pagesat.

Mdje në të njëjtin email, përmend edhe një gjë. I thotë qëti Gjinoviqit, se ai ju ka ndihmuar shumë në rastin e Nish Express.