75 Mall Live Search
15:34 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / MSH1

Bllokimi i buxhetit/ Rrezikon pezullimi i transportit publik në Prishtinë

Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban” ka njoftuar se ofrimi i shërbimit të transportit publik rrezikon të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme, për shkak të pamundësisë financiare të shkaktuar nga bllokimi i mjeteve buxhetore.

Sipas “Trafikut Urban” kjo situatë ka ardhur si rezultat i mos-lëshimit të mjeteve nga qeveria, përkatësisht Ministria e Financave, çka ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes.

“Si rrjedhojë, “Trafiku Urban” po përballet me vështirësi të theksuara financiare, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar ofrimin e shërbimit për qytetarët.

Pavarësisht bilancit pozitiv dhe performancës së qëndrueshme të ndërmarrjes, vonesat në pagesa që nga muaji korrik kanë prekur furnitorët, partnerët bashkëpunues dhe proceset e brendshme teknike, duke krijuar rrethana që e bëjnë të pamundur operimin e rregullt” thuhet në njoftim.

Nga kjo ndërmarrje bëjnë thirrje për zgjidhje të menjëhershme të bllokimit financiar.