09:15 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / OSH

Bllokimi i gomones me migrantë që do trafikoheshin në Itali, policia arreston drejtuesin e mjetit lundrues

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit lundrues.

Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin:

E. L.(A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti), me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më 08.01.2021.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor – Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Dy javë me parë, policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin:

E. L.(A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti), me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më 08.01.2021.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor- Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar, të cilët janë përfshirë në rastin e gomones së bllokuar në Vlorë që po transportonte migrantë drejt Italisë.