Bllokimi i Kanalit të Suezit krijon trafik, pamjet satelitore tregojnë 200 anije në pritje për të kaluar

Pamjet satelitore, të marra mbi Detin e Kuq, kanë zbuluar shkallën e trafikut të anijeve të krijuara pas ngecjes së një anijeje të madhe në Kanalin e Suezit.

Rreth 200 anije janë tashme në pritje që të zhbllokohet lundrimi, pasi anija “Ever Given”, një anije kontejnerësh ngeci, pasi kapiteni humbi kontrollin nga era e fortë.
Nga pamjet satelitore shihet edhe anija “Ever Given” e cila ka ngecur në pozicion diagonal dhe ndodhet aty që prej tri ditësh.

Punëtorët e kanalit po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të liruar anijen, e cila po bllokon kalimin e anijeve të ngarkuara me mallra me vlerë 9.5 miliardë dollarë, që të kalojnë në të dyja anët përmes kanalit.
Gërmuesit dhe një zhytësit po përpiqen të gërmojnë në të dyja skajet e anijes në mënyrë që ta zhvendosin atë duke lejuar anijet e tjera të kalojnë.

Sidoqoftë nuk është dhënë ende asnjë afat kohor se sa mund të zgjasë bllokimi, ndërsa është paralajmëruar se mund të zgjasë edhe me javë.
