75 Mall Live Search
20:48 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / MSH

Bllokimi i kuvendit/ Krasniqi ka një kërkesë për Kushtetuesen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të seancës së 42-të konstituive, që sonte u përsërit, pas alarmit për bombë gjatë ditës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish – të cilët vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të rregullores, ligjit e kushtetutës.

“Uroj që Gjykata Kushtetuese të vlerësoj sa më parë lëndën tonë – që të bie poshtë insistimi i turpshëm dhe jokushtetues për votim të fshehtë – në mënyrë që të konstituojmë Kuvendin brenda afatit 30 ditor” shkruan Krasniqi.

Ky është postimi i plotë i tij:

U mblodhëm edhe sonte, edhe pas një alarmi për bombë, për herë të 42-të me radhë. Fatkeqësisht, përsëri pa një përfundim pozitiv, të cilin po e presin qytetarët, e për të cilin ka shumë nevojë shteti.

Është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish – të cilët vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të Rregullores, Ligjit e Kushtetutës.

Uroj që Gjykata Kushtetuese të vlerësoj sa më parë lëndën tonë – që të bie poshtë insistimi i turpshëm dhe jokushtetues për votim të fshehtë – në mënyrë që të konsituojmë Kuvendin brenda afatit 30 ditor.

Ne kemi zgjedhur Kushtetutën dhe Ligjin për t’i dhënë zgjidhje bllokadës – dhe aty do të mbështetemi deri në fund. Tym e zjarr për Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk kemi, ashtu siç kishte Kurti e Lëvizja Vetevendosje në të kaluarën!