75 Mall Live Search
20:25 / E Hënë, 28 Tetor 2024 / Gj. Sh

Bllokimi i llogarive, reagon Bali Muharremaj: Të veproj urgjentisht kuvendi, do rëndohet situata!

Qeveria e Kosovës ia ka bllokuar Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare, si pasojë e kontratës kolektive

Rreth kësaj ka reaguar edhe Kryetari i Komunës së këtij qyteti, Bali Muharremaj.

Ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës qe të veproj urgjentisht, pasi qe do të rëndohet situata financiare.

‘’ Ne kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbesim peng e një marrëveshje të cilën duhet t’ia zbatoj Qeveria e Kosovës, e ku pasojat tashmë po i bartim ne si komuna.

Për këtë situatë, duhet të veproj urgjentisht edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ngase situata e vështirë financiare do të rëndohet edhe më shumë.’’, ka shkruar ndër të tjera Muhamrremaj në facebook.

Postimi i plotë: