09:25 / E Premte, 21 Korrik 2023 / mp

Bllokimi i mallrave serbe, nuk i “lë shenjë” Kosovës, të gjitha mallrat janë të zëvendësueshme

Kosova nuk humbi asgjë nga bllokada e mallrave serbe. Më shumë se një muaj prej kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për ndalimin e importit të mallrave serbe.

“IndeksOnline”, ka mësuar nga burime të doganës se të gjitha mallrat të cilat janë importuar nga Serbia,  janë duke u zëvendësuar nga vendet e regjionit.

“Të gjitha mallrat që janë të zëvendësueshme. Asnjë produkt nuk ka mungesë apo që nuk është i zëvendësueshëm. Në baza ditore importi I mallrave serbe përllogaritet të jetë 900 mijë euro deri në 1 milionë në ditë”, ka thënë ky burim.

Qeveria e Kosovës , kishte marr vendim pas “kidnapimit” të tre policëve të kufitarë nga xhandarmëria policore serbe. Më pas ata janë liruar por që vendimi për mos lejimin  e mallrave serbe vazhdon të mbetet në fuqi. /IndeksOnline/