75 Mall Live Search
08:28 / E Premte, 07 Tetor 2022 / B O

Bllokimi i pagave, Hekuran Murati sot sfidohet në parlament

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të jetë në interpelancë sot në Kuvendin e Kosovës për shkak të mosekzekutimit të pagave.

Kjo bëhet e ditur nga njoftimi i Kuvendit të Kosovës.

“Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, thuhet në njoftimin e kuvendit.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës po refuzon të ua lëshojë pagat grevistëve për muajin shtator pavarësisht se SBASHK-u ka pezulluar grevën deri në janar të vitit 2023.

Kjo ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga opozita dhe shoqëria civile.