Bllokimi i radikaleve të lira të qelizave të trurit ndihmon parandalimin e demencës
Studiuesit nga qendra e mjekësisë Weill Cornell zbuluan se radikalet e lira të gjeneruara në një vend specifik në qelizat jo-neuronale të trurit, të quajtura astrocite, mund të nxisin demencën.
Zbulimi shkencor që u botua të martën në revistën Nature Metabolism tha se bllokimi i vendit specifik ul inflamacionin e trurit dhe mbron neuronet.
Zbulimi mund të çojë në zhvillimin e trajtimeve të reja për çrregullimet neurodegjenerative, duke përfshirë demencën frontotemporale dhe sëmundjen e Alzheimerit.
“Tani mund të synojmë mekanizma specifikë dhe të ndjekim vendet e sakta që janë të rëndësishme për sëmundjen”, tha Anna Orr, bashkë-udhëheqëse e hulumtimit, duke theksuar “potencialin e përkthimit” të zbulimit.
Hulumtimi u përqendrua në mitokondritë – strukturat metabolike brenda qelizave që gjenerojnë energji nga ushqimi dhe, në këtë proces, lëshojnë molekula të njohura si specie reaktive të oksigjenit (ROS), raporton KosovaPress.
Në nivele të ulëta, ROS luajnë një rol të rëndësishëm në funksionin e qelizave, por ato mund të jenë të dëmshme kur prodhohen në sasi të tepërt ose në kohën e gabuar.
Hulumtuesit identifikuan disa molekula të vogla të quajtura S3QEL, ose “pasoja” që mund të kenë potencial terapeutik për bllokimin e ROS.
Testet në minj me demencë treguan se S3QEL-të ulën inflamacionin e trurit dhe ndryshimet e dëmshme në proteinën tau, madje edhe në trajtimet e vona.
Hulumtuesit thanë se trajtimi i zgjatur me S3QEL zgjati jetëgjatësinë tek minjtë, u tolerua mirë dhe nuk prodhoi efekte anësore të dukshme.
Ekipi planifikon të vazhdojë zhvillimin e komponimeve S3QEL.

