15:59 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Bllokimi i rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, krijohet kolonë e gjatë e kamionëve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur, se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit nga data 29 mars deri më 2 prill, nga ora 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30.

Qytetarët kanë dërguar video në Indeksonline nga rruga e bllokuar ku shihen shumë kamionë në kolonë teksa presin për të hyrë në Kaçanik.

Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion derisa të rregullohet ura 407./indeksonline/