Bllokimi i rrugës Pejë-Rugovë nga gurët, Prokuroria po heton nëse institucionet që duhet ta mirëmbajnë kanë bërë vepër penale

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, Lumturije Vuçetaj, pas bllokimit të rrugës Pejë- Rugovë nga rënia e gurëve duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe dëmtimin e veturave ka hapur rast për të verifikuar se a ka elementet dhe përgjegjësi të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga institucionet përkatëse për mirëmbajtjen e kësaj rruge regjionale.
“Situata e krijuar nga rreziku që paraqitet për jetën e qytetarëve dhe dëmet e shkaktuara deri tani, do të ndermerën veprime ligjore për t’i verifikuar dhe sqaruar të gjitha përgjegjësit penale”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.