Bllokimi i rrugës Vushtrri-Mitrovicë, del edhe kryetari Xhafer Tahiri!

Dhjetëra persona kanë bllokuar magjistralen Vushtrri-Mitrovicë nga orët e hershme të mëngjesit.
Indeksonline ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes.
Dëshmitarët kanë treguar se arsyeja e protestës është hapja e një rrugë katër-trakshe.
“… një udhëkryq që ka marrë shumë jetë. Pa semaforë, nën kalim e kanë hap te udhëkryqi i Studimes”, ka thënë njëri prej tyre.
Ndryshe, në vendin e ngjarjes ka dal edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Ai ka bashkëbiseduar me banorët dhe policinë. /Indeksonline/