Bllokohen autobusët në Jarinje, udhëtarët detyrohen të ecin në këmbë rreth 4 km

Bllokada e qytetarëve serb afër pikës kufitare Jarinje ka pamundësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.
Ekipi i Indeksonline ndodhet atje ku edhe iu sjell të rejat e fundit.
Në disa pamje të siguruara shohim teksa autobusët me udhëtarë kanë mbetur të bllokuar.
Për shkak të bllokadës, qytetarët detyrohen të ecin në këmbë rreth 4 km deri në kufirin e Jarinjes.

Bllokada e serbëve është tash e katër ditë për shkak të reciprocitetit për targa të Serbisë./Indeksonline/
