75 Mall Live Search
12:16 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / OSH

Bllokohen disa rrugë në Podujevë, shkak mbajtja e një seance në Gjykatë

Rruga “Nuhi Gashi” dhe disa rrugë te tjera janë bllokuar nga Policia e Kosovës që nga orët e hershme në Podujevë, shkruan IndeksOnline.

Sipas të informacioneve, këto rrugë janë bllokuar për shkak të mbajtjes së një séance të rëndësishme në Gjykatën në Podujevë.

Si pasojë e kësaj, një numër i konsiderueshëm lokaleve janë mbyllur përreth e biznese të ndryshme.

Në pamjet që ka siguruar IndeksOnline shihet se është ndaluar qarkullimi i veturave./IndeksOnline/