12:41 / E Premte, 26 Maj 2023 / A. M.

Bllokohen hyrjet në objektet komunale në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok – lëshohen edhe alarmet

Qytetarë serbë të pjesës veriore të Kosovës kanë bllokuar qasjen për në objektet komunale të tri komunave që kryetarët e rinj dje dhanë betimin.

Klan-i raporton se qytetarët i kanë bllokuar hyrjet e objekteve komunale në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Ndërsa në këtë pjesë të vendit janë dëgjuar edhe sirenat e alarmeve të qytetit, por që nuk dihet arsyeja. Megjithatë, sipas mediave lokale serbe, menjëherë pas alarmit i cili ka nisur pak pas orës 12:00, qytetarët kanë nisur të mblidhen para objekteve komunale.