Bllokohen rrugët e Rosarios, tifozët Newell Old Boys kërkojnë rikthimin e Lionel Messit

Gjatë ditës së djeshme rrugët e qytetit argjentinas, Rosario ishin të bllokuara nga tifozët e skuadrës Newell Old Boys.
Ata dolën në paradë për të kërkuar rikthimin e futbollistit, Lionel Messi në skuadër, transmeton Indeksonline.

Messi e kishte filluar karrierën e tij si futbollist në këtë skuadër. Duke e parë që ai pritet të largohet nga Barcelona në këtë merkato, tifozët e ekipit argjentinas po shpresojnë në një rikthim.

“Ëndrra jote, dëshira jonë”, ishte slogani i tifozëve argjentinas. /Indeksonline/
