75 Mall Live Search
15:03 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bllokohen rrugët në Veternik

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar gjatë ditës në Veternik të Prishtinës. Qytetarët po presin gjatë për të kaluar këtë pjesë e cila është e bllokuar për shkak të punimeve që po bëhen aty.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, dje njoftoi pjesëmarrësit në trafikun rrugor se nga sot (24.07.2019) prej orës 12:00, lëshohet në funksion rruga ndihmëse (Rreth rrotullimi ndihmës për qarkullim normal të trafikut).

Kjo rrugë do të përdoret deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

MIT kërkon mirëkuptimin e pjesëmarrësve që shfrytëzojnë për qarkullim këtë segment rrugor mirëpo qytetarët janë tejet të revoltuar me kaosin e shkaktuar në rrugë./Indeksonline/