75 Mall Live Search
08:38 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

Bllokohet anija gjigante në Kanalin e Suezit, menjëherë rritet çmimi i naftës në treg për 4%

Anija gjigante “Ever Given” po qëndron që dy ditë e bllokuar në Kanalin e Suezit. Një aksident brenda anijes ka bërë që “Ever Given” të jetë e palëvizshme në dy brigjet e Suezit, apo thënë më saktë gjashtë kilometra në veri të këtij Kanali.

Bllokada e anijes ka bërë që menjëherë të ketë ndikime në tregun botëror. Kanali Suez shkurton ndjeshëm rrugët e transportit midis Evropës dhe Azisë, gjë e cila ka lënë gjurmë menjëherë.”Ever Given” është e gjatë 400 metra dhe ka gjerësi 59 metra, shkruan Indeksonline.

Mesatarisht 50 anije në ditë me një total prej më shumë se një miliard ton ngarkesë kalojnë përmes kanalit. Më shumë se 100 anije po presin në radhë për të kaluar Kanalin, por që janë bllokuar.

Bllokimi i anijes ka bërë që menjëherë për 4% të rritet çmimi i naftës në tregun global. Cisterna me naftë të përpunuar nga Arabia Saudite, Rusia, Omani dhe SHBA janë grumbulluar në të dy anët e vendit të aksidentit, shkruan Indeksonline.

13 milionë fuçi naftë të ngarkuar kanë anijet që po presin ta kalojnë Kanalin, që përbën më shumë se 10% të kërkesës ditore ndërkombëtare.

Rimorkiatorët po përpiqen ta marrin përsëri anijen në det. Një ekspert paralajmëroi se kjo mund të zgjasë të paktën dy ditë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë 150-vjeçare të kanalit./Indeksonline/