Bllokohet autoambulanca në kolonë, për shkak të vizitës së presidentit maqedonas

Kolona të gjata janë krijuar në orët e mëngjesit në Prishtinë, saktësisht te rrethi i Çagllavicës.
Vizita e Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut, ka bllokuar rrugët kryesore të Prishtinës, duke shkaktuar kolona të gjata në mënyrë që të shfrytëzohen rrugët alternative.
Si pasojë e kolonës së madhe, edhe autoambulanca është bllokuar në mes të rrugës.
Në videon që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se si autoambulanca tentoj të kaloj kolonën por pa sukses.
IndeksOnline ju sjell videon: