75 Mall Live Search
12:48 / E Martë, 20 Gusht 2024 / L K

Bllokohet gjysma e Shkupit, policia edhe me helikopter në kërkim të autorit të vrasjes së sotme

Pas vrasjes që ndodhi pak orë më parë në vendparkimin e qendrës tregtare “Mavrovasja”, policia tanimë është vënë në kërkim të autorit edhe me helikopter.

Po ashtu, policia ka mbyllur të gjitha rrugët, nëpër Saraj, Nerez, Gazibabë dhe disa lagje të tjera, njofton Alsat.

Sipas disa informatave, në kërkim është edhe një makinë “Audi” e zezë pa targa.

Ndërkaq, sipas informacioneve jozyrtare, viktima është një avokat.