09:58 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / MSH

Bllokohet kanalizimi në Podujevë, mbulohet me fanellat e skuadrës së Llapit!

Qytetarët që banojnë pranë stadiumit të qytetit në Podujevë janë duke pasur problem me kanalizimet në atë zonë.

Sipas tyre, përgjegjës për këtë është vetë ekipi “FC Llapi”, i cili po hedh fanellat dhe veshjet sportive të skuadrës, në kanalizim.

Në videon e dërguar në adresën e Indeksonline shihet se si kanalizimi buzë stadiumit është i rrethuar me fanella të ndotura të Llapit, të cilat po bllokojnë gypat e ujërave të zeza./Indeksonline/