75 Mall Live Search
13:52 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Bllokohet kjo rrugë përkohësisht në Gjakovë, kjo është arsyeja

Drejtoria e Shërbimeve Publike, përkatësisht sektori i Komunikacionit, njofton se nga data 02.03.2020 – 07.03.2020 do të ndalohet qarkullimi në njërin shirit të rrugës ‘’Xheladin Hana’’ (shiko skicën e planifikimit të trafikut gjatë punimeve).

Qarkullimi do të ndalohet në segmente të caktuara të rrugës ‘’Xheladin Hana’’ dhe vetëm në njërin shirit të rrugës.

Ky ndalim i përkohshëm i qarkullimit do të bëhet për arsye se do të bëhet pastrimi i kanaleve ekzistuese të ujërave të zeza dhe kontrolli i tyre pemës kamerave.