11:32 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bllokohet “Lagjja e Muhaxherëve”, bie shtylla Telekomit

Të enjtën është bllokuar rruga “Naim Frashëri”, në “Lagjen e Muhaxherëve” në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Kjo si shkak i rrëzimit të një shtylle të vjetër të Telekomit në mes të rrugës.

Në disa fotografi shihet se shtylla me plot tela është e rrëzuar në rrugë.

Ende nuk është raportuar se a ka të lënduar./Indeksonline/