16:04 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bllokohet lodra, fëmijët në ajër për 90 minuta

Fëmijët janë mbërthyer dhe bllokuar në mes të ajrit për më shumë se një orë pasi raportohet se një rrotë ra në një park lojrash në Warrington.

Dëshmitarët në parkun e lojërave thonë se fëmijët kanë qenë të mbërthyer në udhëtimin e trenit të çmendur për 90 minuta dhe se shumë prej tyre “po qajnë”.

Cheshire Fire thotë se rreth 21 vetë janë kapur në këtë udhëtim lojrash, transmeton Indeksonline.

Prindërit e tmerruar e kanë përshkruar momentin si dramatik kur filloi ngatërresa me rrotat që ndaluan udhëtimin.

Videot nga parku tregojnë incidentin, pasi një rrotë me sa duket ka rënë, raporton Liverpool Echo.

Incidenti ndodhi pak pas orës 12:50, domethënë fëmijët kanë qenë në ajër për një orë e gjysmë.

Një ambulancë ajrore dhe katër shërbime janë thirrur në parkun e lojërave, por nuk dihet nëse dikush ka pësuar ndonjë lëndim./Indeksonline/.