18:35 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Bllokohet mes shkëmbinjve, zjarrfikësit shpëtojnë lopën me helikopter


Pasi gjitha tentativat tjera dështuan, zjarrfikësit në Itali shpëtuan një lopë që kishte ngecur në brigjet e thepisura të Stintinos, në bregdetin e Sardenjës.

Ata përdorën helikopterin për ta nxjerrë lopën që thuhet se kishte rreth 500 kilogramë.

I gjithë operacioni i komplikuar por dhe i veçantë është regjistruar me kamera dhe më pas pamjet u shpërndanë për media nga zjarrfikësit italianë.