Bllokohet përkohësisht qarkullimi i trafikut në fshatin Parallovë, në rrugën Gjilan-Prishtinë

Policia në Gjilan ka njoftuar se për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen sot në aksin rrugor Gjilan- Prishtinë, përkatësisht në Parallovë, nga ora 14:30 deri në 16:00, kjo pjesë e rrugës do të jetë e bllokuar për trafik.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen sot më 16.10.2024 në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë në të vërtetë në fshatin Parallovë, duke filluar nga ora 14:30 e deri në orën 16:00, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nëpër fshatin Parallovë aksi rrugor Gjilan – Prishtinë dhe anasjelltas, pasi që kjo pjesë e rrugës do të jetë i bllokuar dhe nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik”.
Policia kërkon mirëkuptim të pjesëmarrësve në trafik dhe ka treguar se cilat rrugë të shfrytëzohen.
“Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë këtij intervali kohor të shfrytëzojnë rrugët alternative si:
Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Gjilan – Prishtinë të shfrytëzohet rruga Ponesh – Gadime e cila shpie në magjistralen Ferizaj – Prishtinë dhe qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Prishtinë – Gjilan të shfrytëzohet rruga tek udhëkryqi në fshatin Llabajn të merret drejtimi në të majtë, rruga që shpie në drejtim të fshatit Prekovc – Makresh -Stanishor – Gjilan”.