75 Mall Live Search
17:13 / E Enjte, 13 Prill 2023 / L K

“Bllokohet” Prishtina, parakalon eskorta e Abazoviqit

Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka arritur pak momente më parë në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Abazoviçdo të zhvillojë një vizitë 3-ditore në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij, ai do të takohet me liderë të institucioneve shtetërore, kryeministrin e vendit Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani si dhe me zyrtarë të tjerë.

Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, Dritan Abazoviç dhe Albin Kurtin do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Abazoviç do të takohet edhe me drejtues të partive opozitare./IndeksOnline/