75 Mall Live Search
16:59 / E Premte, 15 Gusht 2025 / BA

Bllokohet qarkullimi në Merdar, mërgimtari bën thirrje: Mos kaloni nga kjo pikë kufitare…

Kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare Merdare.

Sipas një mërgimtari A.M, që ka mbetur në kolon atje, pritjet po zgjasin deri në 5 orë.

Ai ka bërë thirrje që të mos kalohet nga kjo pikë kufitare.

”Beni thirrje mos me kalu nga kjo pikë kufitare pritjet minimumi 5 orë, prej ores 2 jam këtu edhe 2km larg kufirit jam”, ka shkruar ai në redaksinë e IndeksOnline.

Në videon e dërguar shihet se në vendngjarje është edhe policia.

Kurse sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) pritjet po zgjasin 3 deri në 3 orë e gjysmë.

Video: